Vulin do të takohet me Putinin këtë javë, thotë ndihmësi i presidentit rus

2 Shtator 2024 | 22:38

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 4 shtator në Vladivostok të Rusisë, njoftoi ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.

Agjencia shtetërore e lajmeve Beta e citoi Ushakovin të ketë thënë se Vulini dhe Putini do të takohen në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF).

Ky forum do të mbahet nga 3 deri më 6 shtator në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët të Rusisë në Vladivostok.

Vulin u takua me Yuri Ushakov, këshilltarin e presidentit Putin për punë të jashtme, para tri javëve gjatë një vizite zyrtare në Moskë.

Qeveria serbe kishte njoftuar asokohe se Vulini kishte nënvizuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të sinqerta dhe më kuptimplota.

Më herët në qershor, Vulin u takua në Moskë me ministrin e Punëve të Brendshme të Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, sekretarin e Këshillit të Sigurisë Ruse, Sergei Shoigu, dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Grushka.

Ajo ishte vizita e parë zyrtare e Vulinit në Rusi prej se u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë.

Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës mbi dy vjet më parë, Vulin e ka vizituar Rusinë disa herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026