“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bën një gabim

3 Shtator 2024 | 21:11

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se autorët e atentatit në Don Bosko,ku u plagosën dy persona tashmë janë identifikuar dhe së shpejti do të bëhet shpallja në kërkim e tyre.

Sipas tij ata janë identifikuar pasi në makinën e djegur, janë gjetur gjurmë biologjike.

“Di të them që në rastin konkret, për shkak të një gabimi të tre personave ata tashmë janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të shpallen në kërkim. Po kërkohen aktualisht. Kanë bërë një gabim diku siç përmendi edhe miku im Ferhati, ka qenë një veprim i jashtëzakonshëm i shpejtë jashtë zonës së tyre të mbulimit të zjarrfikëse të Kamëzs, sepse Qereka i përket Krujës, e sa të vinte ajo, këta kanë shkuar pa paralajmërim. Kanë parë tym dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe aty janë përftuar gjumë biologjike. Kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe policia shkencore ka përfituar material biologjike”,-tha Karamuço.

Eksperti tha se lëvizja e tyre në mes të ditës me një mjet të përshkruar që në minutat e para, tregon se ka problem të theksuara të patrullimeve.

Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur pasditen e kësaj të marte në Don Bosko. Sipas informacioneve shënjestra ka qenë 45-vjeçari Elezi, i cili është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026