Zjarri masiv në fabrikën e plastikës në Elbasan, reagon policia: Çfarë dyshohet
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e fabrikës së plastikës në ish-Kombinatin Metalurgjik.
Policia e Elbasanit përmes një komunikate për mediat bën me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e fabrikës së plastikës.
Sipas policisë, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset ndodhen në venengjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve masive, ndërkohë që sipas uniformave blu zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik