SHBA| “Dëgjojnë bisedat përmes mikrofonit të smartfonëve”, çfarë zbuloi investigimi

5 Shtator 2024 | 14:06

Një media investigative në SHBA ka zbuluar se një firmë marketingu e quajtur “Cox Media Group”, kliente e së cilës është dhe kompania e rrjeteve sociale “Meta”, dëgjon bisedat private të milionave qytetarëve, duke përdorur mikrofonat e smartfonëve të tyre.

Sipas investigimit të “404 Media”, kjo firmë zotëron një softuer të quajtur “Dëgjimi Aktiv”, e cila përmes mikrofonit të një smartfoni arrin të grumbullojë bisedat e qytetarëve dhe i përpunon nëpërmjet Inteligjencës Artficiale.

Kjo bëhet me qëllim për t’u shfaqur përdoruesve në platforma të ndryshme, reklama që lidhen me kërkesat dhe dëshirat e tyre të shprehura gojarisht.

Po ashtu, kjo firmë marketingu arrin të shohë në kohë reale dhe kërkimet më të fundit të qytetarëve në telefonat e tyre.

Që nga publikimi i këtyre të dhënave të frikshme, Google ka hequr këtë firmë marketingu nga ‘Programi i Partnerëve’, ndërsa Meta pretendon se “Cox Media Group” është në shqyrtim. Nga ana tjetër, Amazon mohoi se CMG ishte partneri i saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026