Prapaskenat në mbledhjen e PD, zbardhen debatet në Këshillin Kombëtar
Siç pritej, emrat e drejtuesve politik të PD në 12 qarqe për fushatën e 2025, por edhe disa vendimmarrje të debatuara të grupit parlamentar demokrat në muajt e fundit, nuk kanë kaluar pa debate dhe kundërshti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Flamur Noka, Edi Paloka ishin dy pritësit kryesor të sulmeve dhe deklaratave që u bën nga disa anëtarë të Këshillit Kombëtar, kur erdhi fjala për drejtuesit politik, por edhe për votën pro të PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Myslim Murrizi, Osman Stafa, Apollon Baçe, ishin ndër 3 zërat kryesor që spikatën gjatë mbledhjes ku kërkuan që të sqarohen se përse PD pranoi një sistem listash jo plotësisht të hapura. Kësaj kërkese llogarie i dha përgjigje Oerd Bylykbashi, i cili shpjegoi se sistemi që do të përdoret në 2025 është më i mirë se ai në 2021.
Por pjesa më e nxehtë e mbledhjes, aty ku në disa momente edhe tonet u ngritën ishte pika ku pati kritika ndaj disa drejtues politik që deri para pak kohësh cilësoheshin si mbështetës të Gazment Bardhit. Por këtyre shigjetave të Murrizit të drejtuara ndaj Bardhit, Gjekmarkajt apo ndonjë tjetri, iu doli përpara Flamur Noka i cili u shpreh se si Bardhi kanë kontribute të çmuara në disa prej kauzave të partisë, Bardhi me aksionin në parlament, dhe Gjekmarkaj duke ndërkombëtarizuar çështjen për lirimin e liderit demokrat, Sali Berisha.
Një qëndrim të fortë mësohet të ketë mbajtur edhe Edi Paloka, i cili duke thënë se në pranverën e ardhshme përballja për PD do të jetë për mbijetesën e saj politike, tha se në rast humbjeje nuk ka më justifikim por mbajtje përgjegjësish duke nisur nga ai i pari e me radhë, gjithë lidershipi i partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)