PS mbledh Asamblenë në Durrës, Rama: Zgjedhim skuadrën për Shqipërinë 2030
Partia Socialiste mbledh sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.
Në fillim do të bëhet hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës, më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
Pjesë e agjendës së Asamblesë është zgjedhja e organeve drejtuese të PS dhe e Sekretariatit të Përgjithshëm.
Rama ka ndarë në Facebook një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë, ndërsa shkruan se PS do të nisë punën për zgjedhjen e skuadrës së re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.
“Dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030 , ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet