“Nuk ka lind njeri që të gjej korrupsion tek unë”, Berisha mbrohet në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur me brohorima nga qytetarët të cilët po protestojnë për lirimin e tij para ambienteve të SPAK, ku pritet të komunikohet akuza ndaj tij.
Berisha ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me korrupsionin. Ai tha se nuk ka lindur asnjë njeri që të mund të tregojë me prova e fakte se ai ka kryer korrupsion, pasi siç u shpreh ai është njeri i lirë nga këto afera.
“Në Shqipëri dhe në gjithë botën nuk ka lindur as dje as sot ai kështu apo ashtu, që mund të gjejë qoftë një dokument, provë apo fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës. Jam njeri i lirë”,-tha kreu i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe është gjithashtu hera e dytë që ai largohet nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” ku vuan dënimin “arrest në shtëpi” që prej 30 dhjetorit 2023. Këtë të mërkurë pritet ti komunikohet akuza ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)