Nga muzikant në Kovaç, historia e 80-vjeçarit që braktisi pasionin për zanatin

11 Shtator 2024 | 16:18

Edhe pse 80-vjeçar, çekani mbi metal dëgjohet papushim në punishten e tij të vogël. Kostandin Qose nga Tregani i Elbasanit, është ndër të vetmit kovaç që i ka mbetur zonës.

Kosta, siç e njohin të gjithë, dikur është marrë me muzikë, por një fatkeqësi e ndau atë nga orkestra, për ta lidhur me çekanin të cilin nuk e ndan nga dora.

“Me muzikën punova që nga 68 deri në 96, kam qene edhe në festivale në Gjirokastër në atë kohë. Pse e le muziken? Jo edhe muzikën e pata pas dhe kovaçin në dorë, muzikën e lash se mu vra djali në 96’ në Greqi. Dhe që atëherë mu thye zemra mua dhe e shkëputa orkestrën e lash”, tha Kovaçi Kostandin Qose.

Ai ka mbi 60 vite në këtë zanat. Përkushtimi është çelësi i suksesit, por edhe pasioni ndikon shumë tregon Kosta.

“Unë i ni omëlsinë kësaj që kur bën ‘ting’, kam një kënaqësi në vetvete. Dhe kam një pasion që du të bëj një gjë më të madhe të ndryshme. E ushtroj kete profesion që në 70, i bie 60 e ca vite punë. Ky është një zanat që të shton jetën, jo se të ushqen ushqimi është plus. Por të shton jetën zanati të shton jetën”, tha Qose.

Mjeshtri 80-vjeçar i jep formë materialeve të hekurit duke i shndërruar ato në punime artistike por edhe vegla pune kryesisht për bujqësi. Për të është e dhimbshme që të rinjtë nuk e duan më zanatin.

“Shumë keq, shumë shumë keq që nuk gjen një zanatali që të vijë të thojë a të vi dhe unë të mësoj. Unë e kam deshurë të madhe ta mësoj atë person. Nuk ka ardhur kurrë askush. Jo, e shef ketë rrugë këtu ti këtu nuk pushonte minuti që shkonin te shkolla, te komuna. Tani nuk shef njëri”, tha Qose.

Me çekiçin e tij, kudhrën dhe farkën e metalin, Kosta prodhon jo vetëm vegla mekanike bujqësore, por edhe pjesë të tjera xhenerike që u nevojiten edhe mjeteve të transportit. Dita kur ai do ta braktisë këtë zanat, mund të jetë e afërt, pasi edhe vetë mosha nuk i premton shumë, por deri atëherë, dëshira dhe pasioni do e mbajnë të lidhur me punën që ai dashuron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026