Turqia nis hetimet për vrasjen e aktivistes turko-amerikane në Bregun Perëndimor
Turqia do të kryejë hetimin e saj për vrasjen e aktivistes amerikano-turke Aysenur Ezgi Eygi në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka konfirmuar ministri i drejtësisë i vendit.
“Turqia ka hapur një hetim,” tha Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën e motrës sonë Aysenur dhe vëllezërve tanë palestinezë”.
Tunc tha gjithashtu se Turqia do të sjellë rastin e Aysenur para Kombeve të Bashkuara dhe do të shtyjë që organi të nisë një hetim të pavarur.
“Ne do të punojmë për të siguruar që raportuesi i posaçëm (OKB) për ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe arbitrare të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe që një komision i pavarur hetimor të krijohet dhe të përgatisë një raport,” tha ai.
Të martën, ushtria izraelite tha se ishte “shumë e mundshme” që forcat e saj qëlluan Eygin “në mënyrë të tërthortë dhe të paqëllimtë” ndërsa ata synonin një “nxitëse kryesore” të një proteste në të cilën ajo po merrte pjesë, pranë qytetit Beita të Bregut Perëndimor.
Megjithatë, një hetim i Washington Post zbuloi se Egyi u qëllua “më shumë se gjysmë ore pas kulmit të konfrontimeve” dhe më shumë se 200 jard (182 metra) larg forcave izraelite, ku ajo dhe demonstruesit e tjerë nuk përbënin asnjë kërcënim të dukshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë