Basha për BBC: PS dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat për mbylljen e listave
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi.
Basha është shprehur se sot jemi në mesin e një krize besimi dhe shprese në vendin tonë, dhe arsyeja sipas tij është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.
Ai më tej tha se tre janë problemet kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit.
Basha shtoi se politika 34-vjeçare u ka hequr të drejtën të rinjve që të jenë pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë e të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit, pasi sipas tij, bashkimi i votave për mbylljen e listave i kundërvihet interesave qytetare.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si do të bindni një 20 vjeçar për të mos u larguar nga Shqipëria?
Lulzim Basha për BBC: Isha 19 vjeç kur u largova për të studiuar në Holandë, dhe vendi im ishte në një gjendje depresioni më të rendë se 15 vite më parë, Lavdrim, megjithatë kishte kaq shumë shpresë, kaq shumë pritshmëri, njerëzit shpresonin se ditë më të mira po vinin.
Pajtohem me ju Z. Dymond, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i kampit komunist në 34 vitet e fundit.
Megjithatë sot jemi në mesin e një krize shprese dhe besimi në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.
E ka bërë këtë duke përqëndruar pushtet për veten, mundësi për veten, përfitime për veten, në kurriz të qytetarëve, në kurriz të shoqërisë, në kurriz të shërbimeve publike.
Tre janë mungesat kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Këto janë tre mungesat kryesore në shoqërinë shqiptare.
Në fund të korrikut, Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit. Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve