“Mandati i Xhaçkës, maja e ajsbergut”- Lita: Deputetët po shantazhojnë njëri-tjetrin

16 Shtator 2024 | 14:16

Gazetari Lavdrim Lita, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur për zhvillimet e fundit në politikën në vend. Ndër të tjerat ai ka folur edhe për mandatin e Olta Xhaçës, për të cilin socialistët kanë kërkuar konsultim nga Komisioni i Venecias.

Lita tha se nuk është e nevojshme dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, por sipas tij kjo çështje po tentohet të shtyhet në kohë deri sa të harrohet. Ai tha se socialistët po tentojnë të shmangin “këtë derë” pasi sipas tij ka edhe deputetë të tjerë të cilët ushtrojnë biznesin e tyre ndonëse ligji nuk i lejon, e ata sipas gazetarit  tashmë kanë filluar të kërcënojnë njëri-tjetrin me dërgim në Gjykatën Kushtetuese.

“Olta Xhaçka është maja e ajsbergut të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë në konflikt interesi. Ka dhjetëra deputet të PS dhe të PD-së që zhvillojnë aktivitetin e tyre të biznesit, pavarësisht se ligji nuk e lejon. Unë kam verifikuar dhjetëra prej tyre.

Peleshi dhe të tjerë po mundohen me artifica për të mos e hapur atë derë sepse kjo do të bënte një luftë civile brenda kuvendit, ku deputetët çojnë në Gjykatë Kushtetuese çdo deputet që ata kanë informacione se po kryejnë aktivitete biznesi. Janë disa deputetë që shantazhojnë njëri-tjetrin se do i çojnë në Kushtetuese. PS, po tenton ta vështirësojë këtë rrugë, deri sa të shkohet në fushatë zgjedhore e kjo gjë të harrohet”,-tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026