Çopjat do vendosnin 5 kg tritol për të hedhur në erë komisariatin, e zbulon Daci
Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.
Gazetarja Glidona Daci tha në emisionin Now në Euronews Albania se grupi Çopja në Elbasan është shumë i fuqishëm dhe i organizuar.
Ajo tregoi se ky grup kishte planifikuar të ngrinte një dron aq të fuqishëm dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit për të vrarë Erjon Alibejn.
“Ata do ngrinin aq dron të fortë dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit për të vrarë Erjon Alibeajn. U ndërpre dhënia e këtij urdhri, se për policinë nuk është se po pyesnin shumë, por thjesht ideja që ishin edhe 3 çuna të rinj në qeli me Erjon Alibejn.
Imagjino ku arrijnë ata, 5 kg C4 me dron ja hidhnin drejtorisë së Elbasanit që të vrisnin Erjon Alibejn, deri në këtë pikë arrijnë ata”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
- 15 mln euro një lingotë ari, Daci zbulon fuqinë ekonomike të grupit Çopja
- Karamuço zbulon emrin e drejtorit të policisë që është kërcënuar nga bandat
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve