Karamuço: Ja rasti kur agjenti i BKH lajmëroi të shumëkërkuarin
Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se në operacionin që dështoi për shkak të dekonspirimit, dëshmia e një të arrestuari 2 javë më vonë në një vend fqinj tregoi se informacionin nuk e kishte marrë nga policia por nga një agjent i BKH.
“BKH është strukturë që përbëhet nga juristë apo përfaqësues të policisë. Problemi është se aty ka një përbërje heterogjene që kanë kaluar sitat edhe të ndërkombëtarëve, por që tek-tuk ndonjëri prej tyre vazhdon të bëjë punën e grupeve kriminale, si në çdo institucion. Është bërë një veting aty, por jo për gjërat konkrete të nxjerrjes së sekretit të hetimit. Ne kemi një rast, pas atij operacionit që dështoi, nga 33 u arrestuan 13. Kishim një person që na u kap pas nja 2-3 javësh në një vend fqinj. Në deklarimin që i është bërë atij, siç më thonë, ai thotë se nuk e ka marrë informacioni nga policia, që ka ikur dy ditë më para nga Shqipëria, po nga një OPGJ që është i atashuar pranë BKH dhe ai person po hetohet. Kjo duhet të verifikohet se nuk mund të akuzohet, kjo tregon se duhet të hapet pak diapazoni, nuk duhet parë vetëm policia e shtetit por edhe institucione të tjera”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme