“E paimagjinueshme!” Meta për Gerti Bogdanin: Nuk mendoja se do i jepja lamtumirën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha para mediave se i duket e paimagjinueshme që sot po i jep lamtumirën e fundit një personaliteti siç ishte Gerti Bogdani.
Meta e kujtoi Bogdanin si një njeri i cili ka lënë modelin e mirë të politikanit dhe gjithashtu kujtime të mira si shok e bashkëpunëtor.
“Është e paimagjinueshme që sot do të jepja edhe unë si shumë e shumë qytetarë të Tiranë dhe të Shqipërisë, lamtumirën e fundit një personaliteti të njohur publik, nga një familje shumë e njohur dhe me shumë vlera e tradita të Tiranës, i cili ishte model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend dhe dhanë kontributin e tyre në jetën publike.
Po kështu kam pasur kënaqësinë ta njoh edhe si kryeparlamentar dhe si deputet, veç shumë raporteve të tjera shoqërore dhe personale. Është një moment shumë i rëndë për të gjithë dhe kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq befasuese dhe shokuese. Por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira që ai ka lënë, modelin shumë të mirë dhe kujtimet e bukura dhe pozitive që ai i ka lënë familjes së tij, shokëve, miqve e bashkëpunëtoreve”,-tha ilir Meta.
Ish-deputeti Gerti Bogdani ndërroi jetë ditën e djeshme (17.09.2024) për shkak të një ataku kardiak. Ai ishte 44 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik