Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë

21 Shtator 2024 | 11:48

18 gola arritën të shënojnë skuadrat e Bundesligës gjermane në Champions League në javën e parë të kompeticionit më të fortë në botën e futbollit. Një rekord ky për ligën e cila merr pjesë me 5 ekipe në garë, ku padyshim udhëheq Bayern Munchen, me 9 realizime në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit. Heroi ishte Harry Kane me 4 gola të regjistruar, 3 prej tyre të ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Britaniku la pas bashkëkombasin e tij Wayne Rooney i cili kishte shënuar më tepër në garat evropiane.

Skuadra tjetër që bindi në Champions ishte Leverkusen me fitoren 4-0 ndaj Feyenoord, e Dortmundi që mposhti Club Brugge në transfertë 0-3. Rezultatet negative nuk munguan, Shtutgarti i cili e pati të pamundur t’i bënte ballë Realit të Madridit, duket u mposhtur 3-1 në Bernabeu dhe Leipzig po ndaj një ekipi madrilen duke humbur 2-1 përballë Atletiko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026