Will Courtenay lë Red Bull-in për McLaren

25 Shtator 2024 | 13:40

McLaren njoftuan marrëveshjen me Kreun e Strategjisë së Garave te Red Bull, Will Courtenay që do të mbajë postin e Drejtorit Sportiv në skuadrën e re. Ai do të largohet nga Red Bull pas dy dekadave duke punuar për ta që në momentin kur skuadra njihej si Jaguar.

Firma e tij është pjesë e projektit përforcues për McLaren dhe Courtenay do të raportojë tek Drejtori i Garave, Randeep Singh. Njoftimin e dha Team Principal, Andrea Stella që vlerësoi eksperiencën, profesionalizmin dhe pasionin për motorsportin që gjen tek Courtenay.

Mirëpo McLaren duhet të presë më pak se dy vjet për të bashkëpunuar me inxhinierin anglez i cili do të plotësojë kontratën e mbetur te Red Bull, deri në mesin e vitit 2026”. Courtenay bëhet i treti anëtar senior që zgjedh të lërë Red Bull në 6 muajt e fundit.

Adrian Newey vendosi të pranojë ofertën e Aston Martin ku do të jetë Partner në Menaxhimin Teknik. Drejtori Sportinv, Jonathan Wheatley do të jetë Team Principal te Audi nga viti i ardhshëm.

Ndërsa Red Bull promovoi inxhinierin e garave të Verstappen, Gianpiero Lambiase në rolin e Drejtuesit të Garave. Courtenay gjen te McLaren, ish kolegun e Red Bull, Rob Marshall që u bashkua me skuadrën angleze në fillimin e këtij viti.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024