SPAK i sekuestroi telefonin, ministri Hoxha tregon përgjigjen e hetimeve për Prodën
Ilir Proda do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Emërimi i tij u bë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ishte ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi gjithashtu se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.
“Kandidati i cili sot u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, do të jetë në krye të Policisë së Shtetit. Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vendosim konkurrimin e ri i cili do të hap një proces të ri për sa i përket të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe”.
I pyetur nëse cënohet imzhi i drejtorit të ri të policisë së shtetit fakti që SPAK më herët i ka sekuestruar telefonin për të bërë verifikimin lidhur me dekonspirimin e operacionit për bandat e Elbasanit, ministri Hoxha u përgjigj.
“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord dhe po ashtu përgjigjja e tyre erdhi në një kohë shumë të shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre ëhstë në përputhje të plotë me ligjin, ky proces konsiderohet transparent, integrues dhe drejtori i ri i përgjithshëk i policisë së shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik