1500 atletë nga Shqipëria dhe Europa në “Half Maratonë dhe Minimaratona Skampa 2024”
Këtë të dielë në qytetin e Elbasanit u zhvillua “Half Maratona dhe Mini Maratona Skampa 2024”. Ky aktivitet sportiv me përmasa ndërkombëtare u zhvillua për herë të dytë në këtë qytet me pjesëmarrjen e 1500 atletëve nga Shqipëria, Rajoni, Europa dhe nga shtete të tjera nga kontinente të ndryshme. Mes tyre kishte emra të spikatur të atletikës nga të gjitha grupmoshat .
Kryebashkiaku i Elbasanit , Gledian Llatja, duke përshëndetur pjesëmarrësit të cilët u mikpritën jashtëzakonisht mirë nga vendasit u shpreh se synimi i kësaj bashkie është që ky aktivitet të kthehet në traditë, pasi ka një ndikim të madh në promovimin e Elbasanit edhe ka ndikim në zhvillimin e turizmit.
Gjatë garave në distancën 5km, 10km dhe 21 km ,mes shumicës së pjesëmarrësve pati një garë të fortë duke treguar kështu vlerësimin maksimal të këtij eventi sportiv i cili u ndoq me shumë interes nga qindra e mijëra elbasanas përgjatë rrugëve të përshkuara nga atletët.
Ky event sportiv tashmë është kthyer në traditë dhe do të zhvillohet gjithmonë gjatë muajit Tetor, i cili është muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, dhe synohet që të përcjellë mesazhe të shumta sensibilizuese në luftën kundër kancerit të gjirit , si edhe të mbrojtjes të drejtave të fëmijëve. Gjithashtu nga pjesëmarrësit në garat e “Skampa 2024” u bë thirrje për një shëndet më të mirë, mirëqenie dhe shumë pozitivitet në jetë për të gjitha grupmoshat .
Në gjysmë maratonën dhe Mini maratonën Skampa Elbasan 2024 morën pjesë vrapues edhe atletë profesionistë nga 15 vende të botës, si Anglia, Ukraina Austria, SHBA, Sllovenia, Gjermania, etj
Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe çmime për fituesit e garave në 5 km, 10 km dhe 21 km.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit u aktivizuan shërbimet e policisë së Elbasanit si edhe 120 punonjës të Klubit Shumësportësh Elbasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?