Emrat| U ndaluan për protestën e opozitës, Gjykata e Tiranës liron dy persona

10 Tetor 2024 | 14:00

Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të enjte kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy shtetasit, Xhevahir Rrushin dhe Gentjan Tuga, të ndaluar pas protestës së opozitës.

Shtetasi Gentjan Tuga, 47 vjeç, banues në Tiranë, ishte i akuzuar  për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky zhvillim ndodhi pas goditjeve me bomba molotov ndaj institucioneve publike gjatë protestës të së hënës, ku u përfshinë edhe disa të mitur.

Nga përleshjet dhe incidentet gjatë protestës, 10 efektivë të policisë mbetën të plagosur, ndërkohë që të lënduar mbetën dhe tre protestues.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi duke theksuar se një grup individësh kishin kaluar kufijtë e ligjit me veprimet e tyre të dënueshme, duke rrezikuar sigurinë publike.

Nga ana tjetër opozita deklaroi se protesta e 7 tetorit është vetëm fillimi i mosbindjes civile e cila do të shtrihet në të gjitha qytetet deri në arritjen e qeverisë teknike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026