“Ju ftojmë të investoni në turizëm” – Rama nga Hungaria: Jeni shembull për reformat

11 Tetor 2024 | 14:34

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Hungari. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Viktor Orban, Rama zbuloi dhe dy marrëveshjet që u nënshkruan mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe administratës publike.

Rama falënderoi Hungarinë për mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shtoi se Tirana e shikon Budapestin si një model për aplikimin e reformave.

“Të gjithë e dimë që Viktor Orban është më i lehti për t’i hedhur fajin për çfarëdo që ndodh në botë, por për mua Orban është personi më i këndshëm për të folur për gjërat në botë.
Kam kënaqësinë të shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që ka bërë presidenca e Këshillit të BE-së për ne, duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne të hapim një grup të tërë kapitujsh për negociatat. Ne do të hyjmë në një fazë integrimi që është e përparuar.

Është momenti për të falënderuar dhe dikë tjetër që nuk është pjesë e qeverisë hungareze, Komisionerin Varhelyi, që na ka shoqëruar këto 4 vite në këtë progres.
Është kënaqësi të vij në Budapest, pasi ne gjithmonë e kemi parë Hungarinë si shembull për reformat e brendshme të ndërmarra.

Edhe sot ne biseduam se si mund ta zgjerojmë këtë bashkëpunim që është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh. Sot nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi në fushën e bujqësisë dhe në fushën e administratës publike. Përvoja e Hungarisë për ne është shumë e rëndësishme. Ne folëm dhe për investimet dhe i thashë kryeministrit se ndihemi të nderuar që numri i investimeve që vijnë nga Hungaria është i pazakontë. Bëhet fjalë për 350 milionë euro, që është një shifër domethënëse për ekonominë tonë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë ftoi kompanitë hungareze që të investojnë në fushën e turizmit në Shqipëri.

“Turizmi është një tjetër objektiv. Ne po shohim gjithnjë e më shumë shtetas hungarezë që vijnë në bregdetin tonë. Ne dëshirojmë të kemi jo vetëm turistë hungarezë, por gjithashtu duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe të kemi flamurin hungarez në Shqipëri. Na pëlqen shumë flamuri hungarez dhe nuk e shohim atë sikur do të na pushtojë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026