Besimtari i krishterë në Xhaminë e Namazgjasë: Gjigande! Erdha me gruan myslimane…
Xhamia e Namazgjasë ka vetëm një ditë që qëndron e hapur e megjithatë ajo ka patur vizitorë të shumtë. Besimtarë të shumtë kanë shkuar këtë të premte për të falur namazin atje.
Emisioni “People” në Euronews Albania dëshmoi nga afër emocionet e këtyre besimtarëve të cilët shfaqin gëzimin për hapjen e kësaj xhamie të shumëpritur. E ndërsa të shumtë ishin besimtarët mysliman, atje nuk kanë munguar as besimtarët e krishterë.
Një besimtar i krishterë tha për “People” se Xhamia e Namazgjasë ishte gjigande dhe shumë e bukur. Ai tha se kishte shkuar në xhami jo për tu falur, pasi vetë ishte i krishterë, por për të shoqëruar bashkëshorten myslimane e cila ishte myslimane.
“Unë vetë jam i krishterë. Kam nusen myslimane. Është shumë mirë! e kanë bërë gjigande fare. E kanë bërë si xhamitë në Stamboll. Nusja ka shkuar të falet sipër. Unë nuk falem por mbështes fenë e nuses dhe e respektoj shumë ndërsa unë kryej ritualet e mia. Edhe nusja vjen më shoqëron në kishë”,-tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Si funksionon Xhamia e Namazgjasë? Myftiu i Tiranës zbulon se kush do marrë vendimet
- Inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: U shërben 10 mijë besimtarëve
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet