Vjeshta shton virozat, në 24 orë 80 fëmijë morën ndihmë në pediatrinë e Beratit
Afro 80 fëmijë marrin ndihmën e parë në pediatrinë e spitalit rajonal të Beratit si pasojë e virozave të stinës. Një shifër e lartë kjo në këtë fillim vjeshte, ku mjekët theksojnë se vjen si pasojë e disa faktorëve. Shumica e fëmijëve shtrohen në spital, të paktën për 2 ditë, më pas mjekimi vijon në kushtet e shtëpisë.
“Ndryshimet klimaterike gjithmonë manifestohen dhe me ndikime në shëndetin e fëmijëve kështu që gjatë kësaj periudhe duke pasur parasysh kapriçot e motit me temperatura të larta dhe me lagështira që nuk kanë harmoni me njëra- tjetrën kemi pasur zhvillime të virozave dhe që janë reflektuar në numrin më të madh të vizitave dhe të shtrimeve në spital ku ka dominuar më shumë infeksionet të rrugëve të sipërme respiratore”,-tha Vladimir Kumaraku, mjek pediatër.
Prej më shumë se 1 javë, në pediatrinë e spitalit janë më dhjetëra raste me komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes.
“Çdo ditë më repartin e pediatrisë janë paraqitur nga 60 deri ne 80 vizita por ajo që duhet të theksojmë është se gjendje të rënda nuk kemi pasur dhe komplikacione nuk kemi pasur tërheq vëmendje numri i lartë dhe temperaturat rebele”,-tha pediatri Kumaraku.
Kumaraku deklaron se prindërit duhet të kujdes në rastet kur fëmijët kanë temperaturë të vazhdueshme si dhe ti trajtojnë fillimisht në shtëpi, duke shtuar në ushqimin e tyre vakte të pasura me vitamina, si lëngjet e frutave apo edhe ushqime të freskëta dhe jo konservantë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve