Integrim i përshpejtuar? Eksperti nxjerr “zbuluar” qeverinë: BE nuk e përmend fare

Gjergji Vurmo
16 Tetor 2024 | 20:14

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania për të diskutuar rreth vendimit të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë për grup-kapitullin e parë ishte edhe Gjergji Vurmo, Ekspert për Çështjet e Bashkimit Europian.

I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli nëse i ka bërë Shqipëria detyrat e shtëpisë për sa i përket integrimit, eksperti deklaroi:

“Politikisht është shumë e vështirë të parashikosh se sa do të zgjasë procesi i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Po të shohim vende të cilat e kanë nisur këtë proces 10 apo 12 vjet më parë bëhet edhe më e vështirë të parashikojmë nëse procesi do zgjasë 5 vjet, 10 vjet apo nuk do mbarojë asnjëherë. Por po ta shohim teknikisht ka disa elementë interesantë. Në fillim të tetorit qeveria dorëzoi në Bruksel pozicionin e vetë negociues, është një dokument rreth 130-140 faqe. Ndërkohë të martën u prezantua edhe pozicioni i Këshillit të BE. Nëse krahasojmë 2 dokumentet, të parin ku e vendos theksin dhe të dytin nga ana e BE kanë një sërë diferencash që të lënë të kuptosh shumë gjëra.

E para dokumenti jonë që në faqen e 3 ose të 4 flet për nevojën e një procesi të përshpejtuar, ndërkohë procesi i përshpejtuar as nuk përmendet fare në pozicionin negociues të Bashkimit Europian.

Në pozicionin negociues të Shqipërisë për një pjesë të grup-kapitujve të Klasterit të parë ofrohen si reforma ose si masa që qeveria do t’i ndërmarrë në mënyrë që t’i përgjigjet procesit të përshpejtuar të anëtarësimit. Nëse shohim standardet e ndërmjetme që Komisioni Europian ka përcaktuar për secilën prej kapitujve dhe fushave, do të vëmë re që asnjë nga standardet e ndërmjetme që ka përcaktuar BE nuk kanë lidhje me atë që ka premtuar qeveria ose Shqipëria për një proces të përshpejtuar”.

Ndërkohë që kërkojmë një proces të përshpejtuar nuk jemi mjaftueshëm seriozë apo edhe kërkues për të ndërmarrë ato reforma që realisht do t’i jepnin një tjetër ritëm procesit të anëtarësimit në BE”, deklaroi Vurmo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026