Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, dyshohet për praninë e gripit të shpendëve
Për shkak të dyshimeve për grip të shpendëve, kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur që nga mëngjesi i sotëm. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë duke kryer hetime dhe ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë detaje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmuan se inspektorët janë duke bërë kontrolle. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë këshillë nëse vizitorët duhet të bëjnë ndonjë kontroll mjekësor.
Nga ana tjetër, në një komunikatë nga Kopshti Zoologjik thonë se problemi është fiktiv dhe se inspektorët kanë hyrë në kopshtin zoologjik pa urdhër dhe kanë vrarë disa zogj. Nga aty njoftojnë edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve.
“Nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim, apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë hynë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe masakruan zogjtë. Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Fjala është për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë qasje natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”, thonë nga kopshti zoologjik.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk iu përgjigjën akuzave të Kopshtit Zoologjik. Ish-drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ka konfirmuar se inspektorët janë në terren dhe ka treguar se personat që kanë qenë të pranishëm në kopshtin zoologjik sot në mëngjes janë evakuuar.
“Me sa di unë ka inspektorë nga AUV, nga shëndetësia nuk e di nëse ka të pranishëm. Po punohet në terren, le të shpresojmë që të mos jetë gripi i shpendëve, por siç e kuptova është bakter vdekjeprurës”, tha Gjorgji Galetanovski, ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut