Rriten me 7% shtrimet në spital, raporti: 12% më shumë pacientë në radioterapi

20 Tetor 2024 | 16:48

Numri i pacientëve që ka nevojë për trajtim spitalor ka ardhur në rritje në 5 vitet e fundit. Të dhënat e publikuar në raportin “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 8-mujorin e vitit 2024” kanë nxjerr në pah se nga janari në gusht në spitalet publike janë shtruar më shumë se 215 mijë pacientë, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sa I takon kostove, ato kanë kapur vlerën e 81,763 lekë/pacientë. Sipas analizës së ekspertëve, vërehet se rritje të numrit të pacientëve është shënuar tek sëmundjet tumorale dhe nefrologjike.

Numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi në 2024 arriti në 20,125 , duke shënuar një rritje me 12% nga viti 2023. Pacientë të trajtuar me dializë u rritën me 3%. Referuar të dhënave konstatohet se shtrimet në kardiologji dhe kardiokirurgji, kanë rënë me 9% pas tendencës rritëse që pati në periudhën e pandemisë së Covid-19.

Rënie është shënuar edhe te pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike. Por mjekët pohojnë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026