“SKY do befasojë të shurdhër e të verbër”- Deklarata e fortë e gazetarit për Bamin

30 Tetor 2024 | 13:45

Gazetari Basir Çollaku ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku komentoi ndalimin e dytë në Dubai, të Durim Bamit, një personazhi të njohur në botën e krimit.

Çollaku deklaroi se arrestimi i Bamit nuk qëndron vetëm brenda kornizës së grupeve kriminale, por edhe ato politike. Sipas tij, amerikanët kanë dijeni për çështje politike ku ai është përfshirë dhe bisedat që do të zbardhen nga Sky Ecc do të jenë befasuese.

“Unë mendoj se këtu është dorë e partnerëve amerikanë. Ne na mungon një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, në këtë pellg të Dubai, jo për mos dëshirë të vendeve ku ndodhen ata, por për shkak të mungesës së vullnetit të palës shqiptare. Nuk e di pse duhet të dërgojmë drafe, si ka mundësi që të pandehurit shkojnë në Belgjikë. Mungesa e kësaj marrëveshje me Shqipërinë bëhet sepse këta çunat në Dubai janë elektoral, janë çunat me arkivë të gjerë penal, jo individual, jo thjesht me grupet kriminale, por edhe me deputetë dhe ministra. Kjo hataja e SKY do befasojë dhe të shurdhërit dhe të verbërit. Kjo e Bamit, mendoj se partnerët janë në dijeni të detajuar për çështje ku ai është i përfshirë, me ngarkesë politike. Ka ngjyrime politike dhe diplomatike, ka një ‘Big Brother’ edhe në Prokurorinë e Posaçme, edhe ata po veprojnë siç po ju thonë,”-u shpreh gazetari.

Ndërkohë, Bami ka kërkuar nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe që të mos ekstradohet, me arsyetimin se jeta e tij është në rrezik në Shqipëri. Ai pretendon se rrezikohet nga rreth 16 banda që synojnë eliminimin e tij fizik. Durim Bami është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri. Ai rezulton i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, po ashtu, mbi të rëndojnë akuzat për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe për sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026