Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit sesa të familjes

30 Tetor 2024 | 20:39

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania lidhur situatën ekonomike të vendit 22.7% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 51.3% e vlerësojnë atë negativisht dhe 25.6% as pozitivisht dhe as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë e vendit është ulur me 5.1 pikë, ndërkohë që vlerësimi negativ për situatën ekonomike të vendit është rritur me 12.1 pikë.

Lidhur me situatën ekonomike të familjes, 34.8% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 29.9% negativisht dhe 35.1% as pozitivsht as negativisht.

Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë familjare është ulur me 6.4 pikë, ndërkohë që   vlerësimi negativ është rritur me 2.9 pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025