Shehaj i jep Hoxhës urdhrin për mbetjet: Pse s’e zbaton? Përgjigjet ministri
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u përfshi në seancën plenare të kësaj të enjteje në një debat me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Shehaj kërkoi nga qeveria që të zbatohet urdhri i Prokurorisë, i cili kërkon sekuestrimin e mbetjeve toksike të kthyera në portin e Durrësit.
Duke mbajtur urdhrin e prokurorisë në dorë, Shehaj shkoi drejt vendit të ministrit të Brendshëm dhe ia dorëzoi atë fizikisht, duke theksuar se ky urdhër nuk është zbatuar ende nga autoritetet ligjzbatuese.
Shehaj nënvizoi se qeveria nuk e zbaton urdhrin pasi synon të fshehë skandalin e trafikut të mbetjeve nga porti i Durrësit.
“Pse nuk zbatoni urdhrin e prokurorisë? Ky është urdhri, dhe e thotë qartë. Unë e kuptoj që situata është bërë qesharake dhe ju talleni me qytetarët dhe institucionet, duke luajtur ‘ping pong’, duke thënë si t’ia bëjmë që janë në mes të detit. Është e qartë çfarë kërkon prokuroria. Prokuroria i kërkon kësaj qeverie, pasi nuk ka skandal më të madh se ky që përfshin gjithë qeverinë. I kërkohet autoritetit portual, kapitenisë së Portit, drejtorisë vendore për Kufirin dhe Migracionin, drejtorisë vendore të Policisë dhe Doganave që të zbatojnë urdhrin e prokurorisë. Mirë që nuk protestoni, por të paktën respektoni urdhrin e prokurorisë.
Është e qartë pse nuk e bëni, sepse nuk doni të fshihni trafikun ndërkombëtar të mbetjeve që keni bërë nga porti i Durrësit. Pse nuk e sekuestroni ngarkesën? Mos u bëni qesharakë, por zbatoni urdhrin e prokurorisë,” tha Shehaj.
Në përgjigjen e tij, ministri Hoxha tha se urdhri do të zbatohet. Ai shtoi se po krijohet infrastruktura e nevojshme ku do të vendosen dhe monitorohen kontenierët me mbetje.
“Nuk jemi më në kohën kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Në bashkëpunim me Doganën, Policinë e Shtetit dhe të gjitha autoritetet, po krijohet infrastruktura e përshtatshme në hapësirat publike, të cilat do të kontrollohen dhe monitorohen nga policia. Siç e dini, janë mbi 102 kontenierë që kërkojnë infrastrukturë të posaçme dhe nuk janë kuti kartoni që mund t’i fshehim siç bëni ju,” tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk