Greqia notë proteste RMV-së, pretendon se Shkupi ka shkelur Marrëveshjen e Prespës

10 Shkurt 2020 | 06:27

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit.

Siç ka bërë të ditur shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, pasi në një konferencë për media, mbrapa saj ishte tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

“Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidaturës së fuqishme të saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Dimitrov duke lexuar pjesë të notës së protestës.

 Ministrja e Punës dhe e Politikës Spciale, është anëtare e VMRO DPMNE-së, e cila nuk e pranon Marrëveshjen e arritur, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit nga “Maqedoni” në “Maqedonia e Veriut”.

Por, në një reagim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale hidhen poshtë pretendimet e shefit të diplomacisë.

 “Është e drejtë demokratike e çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive. Tabela me emrin e vjetër është i trashëguar, nuk ka asnjë tabelë me emër të ri”- shtoi ai.

Arritja e Marrëveshjes së Prespës mes Shkupit dhe Athinës zyrtare i hapi rrugë integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kjo qasje diplomatike, nuk kaloi pa u përshëndetur edhe nga ana e shumë personaliteteve në politikën europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026