Pronari nuk i dha rrogën, vetëvritet i riu shqiptar. Babai mes lotëve kërkon ndihmë

3 Nëntor 2024 | 16:39

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qënë shkaku që 33- vjecari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim( Gori) Lalaj , e mori disa orë më parë .

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm , i moshuari  tregon mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish patur tre ditë më parë ku i kish treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33-vjeçarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kërkoj ndihmë që të marr trupin… se nuk kemi mundësi, (tha babai mes lotëve). Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha nuk e bëj më këtë gabim. Kaloi në depresion”,-u shpreh i ati i Lalaj.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarêt në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026