Flet në Euronews Albania Marko Kepi, shqiptari që garon për senatin e Nju Jorkut

4 Nëntor 2024 | 14:41

Marko Kepi, shqiptari që garon për senatin e Nju Jorkut tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Thimi Samarxhiu nga Nju Yorku se komuniteti shqiptar me të drejtë vote në zonë mund të bëjë diferencën.

Ai u shpreh se gjatë fushatës ka pasur mbështetje të madhe nga komuniteti gjeorgjian dhe ai hebre, të cilët siç tha janë 100 për qind republikanë, parti për të cilën ai garon.

“Kemi shumë mbështetje nga komunitete që zakonisht nuk votojnë për republikanët, është zonë demokrate zakonisht, por ka edhe në zonë tjetër e banuar nga komunitetin shqiptar. Këtu demokratë fitojnë me 20 mijë vota diferencë, në zgjedhjet e fundit kundërshtarja ime fitoi me vetëm 800 vota. Votuesit janë mërzitur me rritjen e çmimeve, krimet, shohin se demokratët në 4 vitet e fundit e kanë shkatërruar vendin. Ndihmën më të madhe e kam pasur nga komuniteti gjeorgjian deh hebre. Në këtë zonë janë 1040 shqiptarë me të drejtë vote, kundërshtarja ime fitoi me 800 vota, kështu që mund ta bëjnë diferencën. Komuniteti më  i madh, ai ruso-hebre është 100 për qind republikan”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026

50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi operacionin e fundit antidrogë të SPAK...
15:21 | 16/06/2026