Ekspozitë nga Iraku në Elbasan, artistja irakiane sjell në kala 30 piktura

4 Nëntor 2024 | 18:19

Ekspozita “Introspektivë” e artistes bashkëkohore Lina Ogaily nga Iraku, e hijeshoi edhe me shumë kalanë e Elbasanit dhe muret e saj.

Ekspozita e artistes irankiane u hap si pjesë e veçantë e festivalit ndërkomnbëtar në teatrin ‘Skampa’. Për Euronews Albania, ajo tregon se në këtë ekspozitë ka sjellë 30 piktura të saj dhe se është hera e parë që viziton Elbasanin.

Sot kam sjellë 30 pikturat e mia në këtë ekspozitë, janë nga temat e mia kryesore. Tema e parë janë figurat, portretet dhe pastaj kemi temën me zogjtë. Dhe e treta që është edhe shumë afër zemrës sime është kaligrafia”, Lina Ogaily, piktore nga Iraku.

Artistja e artit pamor tregon mesazhet që do të përcjellë me krijimet e saj.

“Mesazhet e ekspozitës janë të hedhim një hap pas nga jeta, të fokusohemi në botën e brendshme, të largojmë veten tonë nga shpërqendrimet e përditshme. Ka shumë për të mësuar nga jeta por ne duhet ti japim kohë vetes sonë”, Lina Ogaily, piktore nga Iraku.

Piktori elbasanas Sadik Kasa e vlerësoi shumë ekspozitën me piktura.

“Janë tablo dinjitoze, që përfaqësojnë mirë një artiste profesioniste. E përgëzoj Linën për punën dinjitoze dhe të gjithë pjesëmarrjen në këtë festival”,-tha piktori, Sadik Kasa.

Lina ështe thellesisht e angazhuar me trashëgiminë kulturore të vendit të saj dhe e përdor artin si një mjet për të krijuar ura dhe lidhur komunitetet në Shqipëri dhe në Ballkan. Ekspozitat e saj personale shërbejnë si një platformë për dialog dhe lidhje, duke nxjerrë në pah përvojat dhe vlerat e përbashkëta në një rajon të pasur me histori dhe diversitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026