Partia Demokratike cakton tre drejtues të rinj politik
Partia Demokratike e Shqipërisë ka caktuar tre drejtues politik të rinj. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania gazetari Ardit Hoxha.
Jozefina Topalli është caktuar si drejtuese politike për diasporën. Tomorr Alizoti është caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ai do të zëvendësojë në këtë qark Ervin Salianjin, i cili tashmë ndodhet në burg.
Ndërkohë Fisnik Qosja do jetë drejtuesi politik për degët Kavajë dhe Rrogozhinë.
Vendimi për caktimin e tre drejtuesve të rinj politik hyn në fuqi menjëherë, ai mban firmën e kryetarit të Partisë Demokratike, SAli Berisha, i cili prej 30 dhjetorit 2023, ndodhet në arrest shtëpie.
Njoftimi i PD:
Për caktimin e drejtuesve politik të PDSH-së sipas qarqeve Bazuar në Nenin 46 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike me qëllim intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025,
Vendosa: 1. Caktimin e drejtuesve politik të PDSH, si më poshtë: Për diasporën- Jozefina Topalli Për qarkun e Elbasanit- Tomorr Alizoti Për degët Kavajë, Rrogozhinë- Finik Qosja vendim hyn në fuqi menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina