Beqa zbulon “kleçkën” që mund ti japë Trumpit fitoren
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA ku garojnë përballë njëri tjetrit ish-presidenti Donald Trump dhe zëvendës presidentja aktuale Kamala Harris.
Sipas tij në këto zgjedhje sondazhet nuk bëjnë punë, ndërsa sipas ekspertizës së atyre që bëjnë analizën historike të votimit në SHBA, Beqa tha se ish-presidenti Donald Trump ka një avantazh të lehtë.
“Ajo që ne mund t’i referohemi janë ekspertizat e ekspertëve të cilët bëjnë analizën historike të trendit të votës në shtetet përkatëse. Ka njësi të vogla administrative, janë rreth 560 të tilla në SHBA të cilat historikisht tregojnë se nga do të anojnë zgjedhjet. Në analizën që u është bërë këtyre ka një avantazh të lehtë të zotit Trump. Kjo mund ti japë edhe fitoren ish presidentit Trump. Këto janë shumica e tyre të vendosur në Pensilvani. Mesa duket në këto zgjedhje Pensilvania do të përcaktojë se ku do të shkojë”,-tha Beqa.
LEXONI GJITHASHTU:
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 15:27 Gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuza për korrupsion
- 15:14 Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave (VIDEO)
- 14:54 Incident në Himarë! Plagoset një 35-vjeçar pasi bie nga gomonia, shkak shpejtësia e lartë. Policia Kufitare ndalon mjetin
- 14:38 Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)
- 14:29 Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve
- 14:16 “Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq