Capitol Hill mund të sulmohet sërish? Flet eksperti i sigurisë nga SHBA
Eksperti i sigurisë në SHBA, Adrian Shtuni ishte në një lidhje direkte nga Uashingtoni për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet që po mbahen në SHBA.
Ai tha se ka një farë tensioni në këto zgjedhje e cila sipas tij vjen për shkak të polarizimit të shoqërisë.
I pyetur nëse mund të përsëritet një ngjarje e dhunshme si në zgjedhjet e kaluara ku mbështetës të Trump sulmuan Capitol Hill, Shtuni tha:
“Frika është fjalë e madhe. Unë mendoj se ka një farë tensioni për shkak edhe të nivelit të lartë të polarizimit në shoqëri. Linkolni ka thënë se një shtëpi që është e përçarë brenda vetes së vetë nuk mund të rrijë në këmbë.
Kjo është një nga shprehjet më domethënëse të këtij presidenti dhe unë kam përshtypjen se retorika e nxehtë sidomos nga Trump dhe gjuha e tij e cila është denigruese, pavarësisht se edhe partia e majtë, pra ajo Demokratike, nuk është se ka mbetur pas duke folur për fashistë dhe ekstreme problematike.
Biden kur erdhi tha se qëllim kryesor kishte të shëronte të shëronte shpirtin e vendit. Kjo nuk ka ndodhur dhe për mua ky është problemi kryesor dhe një premtim i pambajtur”.
Ai shtoi se retorika e përçarjes ka shkuar përtej dhe ende nuk duket përmirësim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së