“21 Janarin duan tja faturojnë Saimir Tahirit”, Berisha: Le ta hetojnë 100 herë…
Ish-kreyministri Sali Berisha tha në lidhje direkte nga arresti i shtëpisë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se çështja e 21-janarit, mund të hetohet dhe të stërhetohet 100 herë.
Sipas tij autori i vërtetë i asaj ngjarje është Edi Rama, ndonëse me rihapjen e saj, sipas ish-kryeministrit po tentohet që përgjegjësia ti lihet Saimir Tahirit.
“Autori i vërtetë i 21 janarit është Edi Rama, tani përpiqen t’ia veshin Saimir Tahirit. Deklaratat publike të Edi Ramës dhe platforma e tij si dhe deklaratat e departamentit të shtetit në atëkohë që kërkon të hetohen organizatorët dhe autorët, gjë të cilën SKAP-istët nuk e bëjnë dot kurrë.
Kjo është një çështje në të cilën u përpoqën me dhunë të merrnin pushtetin. Ka deklarata shumë serioze në të cilat thuhet se kishin qëllime të tjera politike e të tjera me radhë. Ta hetojnë dhe stërhetojnë 100 herë”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 15:27 Gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuza për korrupsion
- 15:14 Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave (VIDEO)
- 14:54 Incident në Himarë! Plagoset një 35-vjeçar pasi bie nga gomonia, shkak shpejtësia e lartë. Policia Kufitare ndalon mjetin
- 14:38 Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)
- 14:29 Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve
- 14:16 “Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq