Torturuan dhe dogjën të gjallë dy persona në 97-ën, jepet pretenca për Hajron

Byniamin Hajro
9 Nëntor 2024 | 12:19

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit ka kërkuar dënimin me 25 vjet burg për shtetasin Byniamin Hajro, i akuzuar për vrasjen e dy shtetasve, E.P. dhe A.A., në vitin 1997. Sipas hetimeve, Hajro ka kryer veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim me persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 1997, kur Hajro dhe bashkëpunëtorët e tij kanë rrëmbyer viktimat dhe i kanë dërguar në një garazh, ku i kanë torturuar me mjete të forta dhe armë zjarri, për t’i djegur më pas të gjallë. Viktimat kanë humbur jetën si pasojë e torturave të tmerrshme. Më pas trupat e tyre janë transportuar dhe janë hedhur në qytetin e Beratit.

Prokuroria ka provuar se Hajro ka pasur rol kryesor si organizator dhe ekzekutor i krimit, duke kërkuar dënimin e tij me 25 vite burg.

Aktet hetimore janë dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Beratit për shqyrtim dhe veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026