Gjirokastër| Efektet negative të turizmit, kërkesat për shtëpi ditore rrisin qiratë
Në qytetin e Gjirokastrës çmimet e qirave të banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme, e cila shkon deri në 30% në zona të ndryshme të qytetit. Rritja e qirave ka sjellë probleme kryesisht për studentët dhe familjet me probleme ekonomike që tashmë paguajnë kosto me të larta për banim.
Agjentë imobilarë shprehen se shkak i rritjes së qirave janë kërkesat e shtuara nga turistët për akomodim.
“Kemi bllokim të shtëpive me qera dhe kjo ndikon tek turizmi sepse shumica e apartamenteve janë kthyer në BI&BI” ,- tha Ekaterina Puqe, agjente imobilare.
“Për shumicën e studentëve ka qenë e papërballueshme por edhe për një kategori familjarësh është i papërballueshëm çmimi sepse çmimet janë rritur ndjeshëm këtë vit”, shtoi ajo.
Zonat më të shtrenjta përsa i përket qirave në Gjirokastër janë pjesa historike si dhe zona e “18 Shtatorit” ku vlera e qirave mujore sipas sipërfaqes varion nga 15 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.
“Zonat më të shtrenjta në qytet janë zona muzeale dhe “18 Shtatori” këto dy zona janë momentalisht më të preferuarat nga qiramarrësit. Çmimet e 1+1 variojnë nga 15 mijë lekë të reja deri në 18 mijë lekë, 20 mijë lekë të reja, 2+1 variojnë rreth 25 mijë lekë”, tha Ekaterina Puqe, agjente imobilare
Kërkesat e shtuara nga sektori i turizmit në Gjirokastër po ndikojnë gjithashtu në rritjen e çmimeve për blerjen e banesave të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë