Ermal Hasimja risjell Tiranën e tollonave: Ja si komunizmi na shkatërroi jetën!
Politologu Ermal Hasimja tregoi në emisionin Interview në Euronews Albania detaje nga libri i tij më i fundit “E shkuar e pakryer”, një libër i bazuar në biografinë e familjes së tij, përmes historisë së gjyshes.
Ai tregoi lidhjen shpirtërore me rrënjët e tij me Gjakovën që ishte origjina e gjyshes së tij ndërsa përcjell në libër Tiranën e tollonave, radhës së qumështit e vajgurit në Tiranën e periudhës komuniste.
“E mbaj mend Tiranën e radhëve të qumështit dhe të vajgurit, e kam jetuar. Sot po ndodh një masakër e madhe, që është një nga arsyet pse e shkrova librin, dhe kjo është harresa e komunizmit. Shoqëria shqiptare i ka injektuar vetes alzhajmerin për harresën e komunizmit, njerëzit sot e njohin komunizmin përmes filmave të kinostudios që nuk janë realiteti i vërtetë i asaj kohe. Vetë shoqëria ja ka imponuar harresën e komunizmit, janë disa arsye; një është kompleksi i përgjegjësisë që ne kemi ndaj komunizmit. Komunizmi nuk ishte një regjim i imponuar, lindi këtu me mësimet e Marksit por u ndërtua këtu dhe një poshtërsi shumë e madhe sot është teza që ai nuk ishte komunizëm, se komunizmi është shumë i mirë në teori por këta nuk ditën ta bënin. Vuajtja më e madhe e asaj kohe ishte edhe fakti se mund të futeshe në burg vetëm pse kishe veshur një palë pantallona që ishin moderne për kohën”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)