3400 të vdekur në vit në RMV, ndotja e ajrit në nivele alarmante
Në Maqedoninë e Veriut mesatarisht çdo vit humbin jetën 3400 njerëz nga ndotja e ajrit. Kështu ka treguar hulumtimi i fundit i organizatës UNDP-së dhe Universitetit “Goce Dellçev”.
Prej vitesh qytetarët Shkupit thithin ajër të rrezikshëm. Kryeqyteti është në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë. Përqendrimi i grimcave të dëmshme për shëndetin në Shkup është 14 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Disa studime të UNDP-së në Shtip tregojnë se burimet kryesore të ndotjes së ajrit të ambientit janë familjet dhe objektet publike që ngrohen me lëndë djegëse fosile.
“Gjatë periudhës së dimrit, burim dominues i ndotjes është ngrohja e amvisërive dhe objekteve publike. Mirëpo, studimi i tyre i fundit ka treguar se në disa qytete si në Shkup, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Kumanovë, përveç ngrohjes, shkaktar i ndotjes është edhe trafiku”, thotë Mirjana Dimovska,
Ndotës kryesorë janë objektet publike të cilët ngrohen me mazut, ndër to janë edhe spitalet e vendit. Për këtë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është planifikuar një projekt i cili parashikon ndërrimin e sistemit të ngrohjes së 10 spitaleve.
“Ne si Ministri e Shëndetësisë bëjmë çmos për ta përmirësuar kualitetin e ajrit. Për këtë arsye Qeveria ka hartuar një projekt. Do të filloj të implementohet nga viti i ardhshëm. Bëhet fjalë për sistemin e ngrohjes së 10 spitaleve. Deri më tani kanë përdorur mazut ndërsa prej vitit të ardhshëm do të përdorin lëndë që nuk e ndotin ajrin”, shprehet Taravari.
Pushteti qendror dhe lokal paralajmërojnë një sërë masash për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në vend. Ndër masat afatmesme janë gazifikimi si dhe ulja e çmimit të ngrohjes qendrore për të stimuluar qytetarët të lidhen në sistemin e ngrohjes qendrore dhe për të shmangur ngrohjen me dru.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë