Kurti për Fondin Sovran: Të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, shefi i ekzekutivit tha se janë bërë një vit prej se Ligji për Fondin Sovran është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Kanë kaluar një vit e gjysmë që e kemi miratuar në qeveri projektligjin që i hap rrugë themelimit të fondit. Në dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e republikës e kemi miratuar Ligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. Kurse muajin tjetër bëhen një vit prej kur Ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonominë botërore, teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kurti tha se uron që të mos dalin të sakta paralajmërimet e partive opozitare që Ligji për Fondin Sovran do të hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
“Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë Ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligjin me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ligjin për Çmimet Tavan për Produktet Bazë ndër të tjera”, shtoi Kurti.
Shefi i ekzekutivit përmendi edhe raportin njëvjeçar të punës së Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ku theksoi se deri më tani janë grumbulluar “189 metra apo 15.8 terrabajt materiale të folderëve në këmbë”.
Ai shtoi se ky proces nuk është i lehtë, por thelbësor për të dokumentuar të vërtetën dhe mundësuar drejtësinë./Kosovapress
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve