“2 muajt e burgut i bëra libër”, rrëfehet Elsa Lila: Ishte nevojë e brendshme

15 Nëntor 2024 | 19:21

“Mirë se erdhe në Rebibbia”, është titulli që sjell në Panairin e 27 të Librit këngëtarja Elsa Lila. Ajo ishte e ftuar këtë të premte që përkon me ditën e tretë të panairit në emisionin “People” në Euronews Albania.

Këngëtarja u shpreh përballë moderatorit Flori Gjini se shkrimi i këtij libri erdhi si nevojë e brendshme e ngjarjeve të jetës së saj në vitin 2022 ku emri i saj u përfshi në një ngjarje të kronikës, e pasuar me burgosjen e saj.

Ajo tha se nuk e zgjodhi të shkruante libër, por kjo ishte një nevojë e brendshme e saj për të rrëfyer jetën e saj në izolim.

Pjesë nga intervista në studio:

Flori Gjini: Sot me dëshirën e madhe për këtë intervistë ne ndryshuam edhe krahun bashkë. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Ti zgjodhe të vije si shkrimtare. Publiku të njeh si artiste shumëdimensionale në sferën e muzikës, por këtë radhë edhe në të shkruar.

Elsa Lila: Në fakt nuk e zgjodha. Ishte një nevojë e brendshme në radhë të parë. Zgjedhja është diçka tjetër. Nëse shkruan një libër duke e zgjedhur e ndien duke e lexuar. Nëse e shkruan një libër sepse e ndien për ta shkruar në radhë të parë për veten tënde e më pas për familjen e pastaj për gjithë publikun, që unë dua dhe vlerësoj, sepse me ta u rrita. Sinqeriteti, spontaniteti dhe dëshira ime e madhe dhe spontane për të treguar çdo cep të memories sime të burgut është evidente.

Flori Gjini: Ke zgjedhur të jesh 100% e sinqertë me publikun?

Elsa Lila: Jo unë nuk e kam zgjedhur dhe më pëlqen kjo lojë fjalësh mes nesh, ti më pyet nëse unë kam zgjehdur ndërkohë që unë kam ndier. Unë nuk kam zgjedhur të jem 100% e sinqertë, por në këto 28 vite karrierë unë kam vendosur dhe kam ndier të jem 100% e sinqertë me publikun tim.

Duke folur për eksperiencën e saj në burg të cilën e përshkruan në librin “Mirë se erdhe në Rebibbia”, Lila tha se nga kjo eksperiencë ajo ka dalë më e pasuruar shpirtërisht dhe psikologjikisht, pasi sipas saj ndonjëherë edhe ndëshkimet e mëdha të bëjnë më të fortë dhe vlerësues ndaj gjërave që mund të jenë marr të mirëqena.

E pyetur se si kanë ndikuar titujt që ajo ka lexuar në kohën e arrestimit të saj, eskperiencë e cila e frymëzoi të shkruante librin e saj të parë këngëtarja tha se nuk i ka lexuar pasi siç u shpreh ajo “uthulla prish enën që e mban”, ndërsa kërkoi të mos dukeshin titujt të cilët u shfaqën në foto. Pas heqjes së fotove ku shfaqeshin momente nga arrestimi i saj, këngëtarja vendosi të mos përgjigjet më tej gjatë intervistës.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026