“Ju garantoj që do shihni çudira”! Deputeti Sula ngre shqetësimin…

18 Nëntor 2024 | 18:10

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shkuar sot si fermer në Parlament në formë proteste.

I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, Sula tha se arsyeja pse ai proteston në Parlament është për të përfaqësuar çdo qytetar dhe blegtorë të zonave rurale.

“Dita e sotme është një ditë e veçantë sa i përket qytetarëve shqiptarë për miratimin e buxhetit 2025. Simbolika ime ishte e qartë sepse unë vij nga zona rurale, ajo e Elbasanit ku ka shumë bujq dhe blegtorë të cilët përballen çdo ditë me problematika dhe vështirësi të mëdhaja duke punuar dhe kur vjen puna në fund të ditës, me produktet të cilat ato prodhojnë, ndjehen të pavlerësuar dhe të zhgënjyer nga gjithë situata në të cilën ndodhen”, tha ai.

Deputeti Sula gjithashtu u ndal në disa shifra duke bërë të ditur se shqiptarët sot të cilët jetojnë në fshat, pra mbi 40% , ndihen të fyer me këtë buxhet të vitit 2025.

“Sot është dita për çdo shqiptar që jeton në fshat. Nga 8.2 miliardë euro, blegtorisë dhe bujqësisë i jepen vetëm 40 milionë euro. Kosova e ka mbi 100 milionë euro, në një kohë që bujqësia gjeneron 20% të vendeve të punës në gjithë sektorin dhe jep 18% të produktit të brendshëm bruto”, shtoi deputeti Dashnor Sula.

Së fundmi ai paralajmëroi për disa çudira si rezultat i një studimi të bërë nga vetë ai.

“Kam bërë një studim nisur nga INSTAT dhe institucione të tjera. Ju garantoj që do shihni çudira. Janë mijëra krerë dhe siç është bërë shpopullimi i njerëzve është bërë dhe shpopullimi i bagëtive. Fshatarët ikin, ata që kanë ngelur janë drejt moshës tretë”, theksoi Sula.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026