Berisha: CDI miraton rezolutën e PD, nevojë për një sistem drejtësie të paanshëm
Kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbrëmjes, nga ballkoni i shtëpisë para mbështetësve të tij, tha se sot është miratuar me unanimitet të plotë, rezoluta më e fuqishme në mbështetje të opozitës shqiptare.
Njoftimi i PD
Miqtë e mi, sot paradite Internacionalja e Qendrës Demokrate, organizata që grupon sëbashku 108 parti politike nga të gjitha kontinentet, organizatë planetare, ka folur në një seancë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë ndokush për secilin prej jush, për Opozitën shqiptare, për narkodiktaturën e Edi Ramës, për narkodrejtësinë e tij.
Pra, sot është miratuar rezoluta më e fuqishme kundër regjimit në Shqipëri. Që nga koha e Enver Hoxhës, sot është miratuar me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim nga përfaqësues të këtij forumi botëror, planetar rezoluta në mbështetje të Opozitës shqiptare, të çdo opozitari të këtij vendi, të demokracisë.
Ndaj dhe, të dashur miq, në emër tuaj të shpreh mirënjohjen më të pakufijshme ndaj ëprfaqësuesve të ëktij forumi botëror të partive politike në këtë forum botëror për këtë mbështetje të madhe që i dhanë Opozitës shqiptare, për këtë dënim ekzemplar që i rezervuan narkodiktaturës së Edi Ramës.
I garantoj në emër tuajin se, beteja jonë kundër narkoregjimit do të jetë betejë fitimtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)