“Kushtetuesja bëri regres historik”, Gjekmarkaj komenton vendimin për Berishën
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” ku u shpreh se Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë për Sali Berishën ka bërë regres historik.
Duke komentuar vendimin e Kushtetueses e cila vetëm pjesërisht pranoi kërkesën e Sali Berishës, ai tha se Gjykata u tregua e papeshë.
“Sot Gjykata Kushtetuese për mua ka kryer një regres historik sepse ajo shfuqizoi çdo përpjekje që është bërë për të ruajtur jo thjesht imunitetin e deputetit, por garancitë kushtetuese të opozitës dhe përpjekjet që janë bërë për ta përsosur këtë betejë.
Unë nuk them që politikani duhet të ketë status të veçantë mbrojtje nëse është fajtor para ligjit. Por në të gjithë botën është një vendim i formës së prerë ai që e dënon një politikan”,-tha Gjekmarkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)