Monitorimi i medias/ AMA memorandum bashkëpunimi me Portugalinë
Autoriteti shqiptar i Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC kanë nënshkruar një memorandum me qëlllim krijimin e një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushat e interesit dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve. Memorandum është nënshkruar në Romë, gjatë një takimi të zhvilluar mes palëve, pas mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive.
“Është një memorandum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit tonë dhe shpresojmë të bashkëpunojmë në fusha si monitorimi sasior dhe cilësor i medias, në edukimin mediatik, teknologjisë e në fusha të tjera. Do shkëmbejmë sa më shumë informacione me njëri-tjetrin lidhur me të gjitha sfidat që rregullatorët tanë kanë”, tha kryetarja e AMA, Armela Krasniqi.
Ndërsa Helena Sousa nga Autoritetit Rregullator Portugez për Medianu shpreh se: Jam e sigurt që do vazhdojmë të bashkëpunojmë në një mënyrë më të thellë, më kërkuese dhe më emocionuese.
Ky memorandum bazohet në tre shtylla, Edukimin mediatik, Metodologjinë e monitorimit të përmbajtjes audiovizive dhe Programe të shkëmbimit të ekspertëve. Palët janë angazhuar që sa i takon monitorimit të përmbajtjes së transmetuar, të dy autoritetet do të shkëmbejnë informacionin mbi teknologjinë e softuerit të përdorur për përmbajtjen audiovizive, duke përfshirë platformat digjitale, transmetimin online dhe teknologjitë e tjera innovative dhe do të zhvillohen metoda të përbashkëta për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar, duke përfshirë analiza të përmbajtjes, vlerësime të pavarura të përmbajtjes dhe auditime periodike, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e autoriteteve si dhe do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja lidhur me pajisjet e avancuara për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve