Nga dentiste në taksiste, historia Gjystes: Isha pa patentë, mora policin në makinë

23 Nëntor 2024 | 18:26

Flori Gjini dhe kamera e “Real People” udhëtuan drejt Lezhës në fshatin Blinisht, ku realizuan një intervistë me personazhin e kësaj jave, me të veçantën Gjyste, e cila prej 22 vitesh punon si taksiste.

Ajo e priti me të qeshura dhe një shkop në dorë Florin duke u shprehur se kishte qenë ëndrra e saj që ta takonte. Flori i tha, se për të ishte hera e parë që vinte në fshatin e saj ndërsa zbuloi dhe një sekret të Gjystes e cila i tregoi atij se e kalonte kohën e lirë duke shkruajtur dhe se kishte botuar 15 libra me poezi.

Ajo i tregoi se e kreu shkollën për stomatologji në qytetin e Vlorës dhe e ushtroi profesionin si dentiste deri në vitin 1997, duke qenë dentistja e parë femër në zonën ku punonte. Tani, Gjystja ka 17 vite që bën një profesion të veçante për gratë, pasi punon si taksiste, dhe ndër të tjera tregoi një sekret, që për një periudhë 6-vjeçare ajo kishte drejtuar makinën pa patentë.

“Për 6 vite i dhashë makinës pa patentë, isha grua dhe nuk para më ndalonin, gabime nuk bëja ndërsa një ditë e pyeta një polic, se çfarë masash kishte po të ecje pa patentë…”, tregoi episodin me policin dhe reagimin e tij. Gjystja tregon se normalisht policin e çoi në destinacion dhe nuk i mori as para, pasi ai po shkonte në punë.

Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë “Real People” në kanalin e Euronews Albania në Yotube.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026