Dënohet ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg
GJKKO ka shpallur vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit ku e ka dënuar këtë të fundit me 4 vite burg. Gjykata pranoi kërkesën e porkurorisë por ky dënim me 4 vite i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve. Ndaj ish-zyrtarit vendor rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku janë dënuar me nga 2 vite burg, por ky denim me burg u pezullohet dhe vihen në shërbim prove.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania