Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, lihen në burg vëllezërit: Deklarata në gjykatë

26 Nëntor 2024 | 13:18

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim dhe Florjan Dukën, autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Gjatë seancës së mbajtur këtë të martë, dy vëllezërit e kanë mohuar akuzën se ata janë autorët e vrasjes së biznesmenit.

“S’jemi ne vrasësit”- kanë deklaruar ata në gjykatë.

Shkëlqim Duka, oficeri i policisë gjyqësore, dyshohet se është dhe qitësi që bëri të mundur ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Shkak i konfliktit është bërë një pronë në lagje, për të cilën biznesmeni ishte në konflikt me dy vëllezërit.

Ishin kamerat filmike që zbardhen ngjarjen. Nga pamjet hetuesit panë një person i cili pozicionohej për 5 ditë rresht në shkallën e emergjencës së një hoteli në zonë dhe nga ku bënte matje me një armë me dylbi drejt oborrit të biznesmenit.

Personi që bënte matje me armë u identifikua si Shkëlqim Duka.

Oficeri i OPGJ-së më datë 8 nëntor kreu dhe një qitje tjetër drejt biznesmenit që ndodhej në oborrin e pallatit, por pa mundur dot ta eliminojë atë.

Për ta nxjerrë biznesmenin në oborr, dy vëllezërit hidhnin fishekzjarre të fuqishme shumë pranë banesës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026