“Rama i shqetësuar për rezolutën e PPE”, Bylykbashi tregon çfarë i shkroi Weberit

28 Nëntor 2024 | 22:35

Deputeti i Partisë, Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama është i shqetësuar për rezolutën e miratuat nga PPE për Shqipërinë ku ngrihet shqetësimi për “persekutimin politik të liderëve të opozitës”.

Sipas tij, kryeministri i ka shkruar një letër kreut të PPE që të mos e miratojë atë rezolutë, por ajo u votua në unanimitet 1 javë më parë.

“Rezoluta e PPE ka diçka të fortë, shpreh shqetësimin në lidhje me persekutimet politike të liderëve të opozitës që përballen me kufizime të motivuara politikisht. E dini ju që Rama është shqetësuar shumë për draftin? I ka çuar letër presidentit të PPE, Weber, që të merret me këtë rezolutë, se ajo nuk mund të miratohet pasi Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme. Të premten ja ktheu mbrapsht me votë unanime. Ai i kërkoi presidentit të PPE ta shqyrtojë këtë çështje, por drafti u miratua në unanimitet”, tha Bylykbashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026